Ryan Giggs ka gjetur akordin me Manchester United per t’u larguar nga klubi i tij i perjetshem, ku ai ka kaluar 29 vjet si lojtar dhe se fundi, si ndihmes trajner, beri te ditur te premten BBC.
Uellsiani ka patur nje kontrate per nje vit ne pankinen e ManU. Por, trajneri i ri portugez, José Mourinho, ka preferuar qe t’ia jape kete rol nje prej ndihmesve te tij me te besuar, Rui Faria, konfirmoi BBC.
Giggs, 42 vjec, e ka kaluar gjithe karrieren tek Red Devils, me te cilet u bashkua ne moshen 14-vjecare, duke veshur fanellen ne 963 ndeshje. Ai ka fituar 13 tituj te kampionit te Anglise dhe dy Liga te Kampioneve./a.k