Një anije tajvaneze patrullimi lëshoi sot aksidentalisht një raketë antianije supersonike, njoftuan burime ushtarake vendase.
”Raketa ‘Hsiung Feng III’ goditi ujërat e ishullit Penghu, në mes të Ngushticës së Tajvanit, rreth orës 00:40 GMT, pa shkaktuar pasoja”, tha marina tajvaneze.
Kjo marinë filloi edhe hetimet e rastit për ngjarjen.
“Zbuluam se ekuipazhi nuk kishte ndjekur procedurën standarde të operimit”, tha nënadmirali, Mei Chia-shu.
Anija 500-tonëshe e patrullimit ”Chinchiang” po kryente manovra inspektimi në bazën ushtarake Zuoying./a.m.