Disa ditë pasi familja e saj denoncoi në polici zhdukjen e vajzës së tyre 17-vjeçare me një djalë të panjohur, adoleshentja i është drejtuar vet Policisë së Fierit me një 21-vjeçar që e prezantoi si të dashurin e saj.
Shtetasja L.Rr, 17-vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të Fierit e cila ishte shpallur në kërkim policor, u paraqit në Drejorinë Vendore të Policisë Fier së bashku me të dashurin e saj shtetasin M.Gj, 21 vjeç, banues në Berat.
Vajza në policia= ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa. “Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kësaj kohe të dy këta shtetas kanë qënë në qytetin e Beratit e për rrjedhojë nuk gjendemi përpara një vepre penale”- thuhet në njoftimin e policisë./a.m.