Zbulohen dhe sekuestrohen armë zjarri dhe municione luftarake, pa lejen e organeve kompetente. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Eugen Gengo, 39 vjeç, banues në fshatin Plasë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që efektivët e Policisë ushtruan në banesën dhe automjetin në pronësi të tij, si dhe në ambjentet e lokalit të këtij shtetasi, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale :
•Një armë zjarri automatike.
•Një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë.
• 321 fishekë.
• 8 krëhëra automatiku bosh.
•1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ky shtetas i zotëronte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal./a.m.