Ylli i Barcelonës, Neymar, ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona pak orë pasi presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu tregoi se kontrata e re do të nënshkruhet në ditët në vijim.
Futbollisti që është i lidhur me një kalim te PSG ose Manchester Unitedi, por tani do të vazhdojë qëndrimin në Kataloni.
“Jam shumë i lumtur që po vazhdoj të jetoj ëndrrën. Visca Barça, Visça Katalonia”, ka shkruar futbollisti në rrjete sociale, referon Express. (b.an)