Një incident mes qytetarëve të Himarës dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak mesditën e sotme është bërë shkak që Ministria e Punëve të Jashtme Greke të reagojnë orët e vona të së enjtes.
Në një deklaratë për shtyp, diplomacia greke dënon insidentin e Himarës ndërsa i bën thirrje Tiranës që të përmbushe detyrimet ndërkombëtare.
“Ne shprehim shqetësimin tonë dhe e dënojmë incidentin. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të përmbushë detyrimet për pakicat kombëtare” – thuhet ndër të tjera në reagimin e MPJ të Greqisë.
Kjo nuk është hera e parë që Greqia nisur nga pretendimet për pakicat kombëtare, akuzon Shqipërinë për diskriminim dhe neglizhencë ndaj minoritet grek në vendin tonë.
Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pritej të sillte një atmosferë tjetër mes marrëdhënieve dy palëshe, por mediat fqinje e kryqëzuan kryediplomatin duke i cilësuar bisedimet me homologun Bushati si një humbje për Greqinë.
Ditën e sotme në Himarë, për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin 2 banorë, kontretisht shtetasit: A.N., banues në Tiranë dhe J.Dh., banues në Himarë. Policia ka shoqëruar 2 shtetasit në fjalë pranë ambienteve të Policisë Himarë.
Mbledhja e Këshillit ka pasur tre pika të cilat lidheshin me Qëndrën Shëndetësore, Kullotat dhe Ndihma ekonomike.
Gjatë procesit të konsultimit, këshilltarët dhe kryetari i bashkisë kanë replikuar herë pas here me banorët të cilët kanë kërkuar sqarim për cështjen e pronave.
Disa herë kryetari i Këshillit u ka kërkuar banorëve të heshtin dhe kjo ka ngjallur indinjatën e tyre. Në fund të mbledhjes, ndërsa brenda në sallë po flitej për pronat, 4 persona kanë hyrë në mes të mbledhjes dhe kanë ofenduar e sharë banorët duke kërkuar dhe përfaqësuesin e tyre Nikollaq Neranxi. Më pas kanë goditur me grusht Manol Zoton, banor i zonës i cili ka kërkuar që të tërhiqnin ata që kishin thënë. Kaq ka mjaftuar dhe tek dera ka nisur një konflikt me grushta . Përplasje me grushta bëri që banorët të drejtoheshin në pjesën e jashtme të sallës dhe pas tyre kanë rendur dhe këshilltarët sëbashku me kryetarin e bashkisë Gjergji Goro dhe ish kryetarin Vasil Bollano në cilësinë e Këshilltarit. Manol Zoto është plagosur.
(java / r.a)