Në Partinë Demokratike po bëhen zgjedhje të pjesshme, në kuadër të ristrukturimit dhe reformimit te bazës.
Zgjedhje, që në shumicën e degëve kanë dështuar.
Por, në shumë njësi po risillen në jetën politike figura shumë të përfolura dhe me të shkuar të errët.
Një ndër ta është Arben Sefgjini, ish-drejtor i SHIK-ut dhe përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Rremzi Hoxhës .
Burime të TemA-s thonë se Sefgjini kandidon për kryetar të Partisë Demokratike për njësinë 7 në Tiranë.
Arben Sefgjini është një nga ish-punonjësit e SHIK, i cili ka qenë i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si një ndër autorët e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.