Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se pa pesë shqisat tona jeta do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Nëse do t’i pyesnim njerëzit se cilën shqisë do të dëshironin më pak të humbitnin, ata do të përgjigjeshin “shikimin”. Ja disa faktet që nuk i dini për sytë tuaj.
1. Lentet e syve, më të shpejta se lentet e aparatit fotografik
Lentja gjendet pas pupilës së syrit, ajo ka si detyrë të përqendrojë shikimin te sendet që gjenden para nesh. Në çdo çast që shohim përreth, lentja jonë punon pa pushim, duke fokusuar me radhë sendet, veprim ky që kryhet automatikisht, pa dijeninë apo ndërhyrjen e vullnetit njerëzor. Duke krahasuar lentet natyrore të syrit, me ato të aparateve fotografike, duhet të jemi mirënjohës që procesi i fokusimit te njeriu zgjat më pak dhe është i vazhdueshëm. Në të kundërt do të ishte tepër shqetësuese pamja e fokusimit ose jo të sendeve përgjatë ditës
.2. Sytë tanë puliten afërsisht 15 000 herë në ditë
Pulitja e syve është një veprim gjysmë i vullnetshëm, kjo nënkupton që sytë puliten automatikisht, por mund të puliten edhe kur ne vendosim kështu. Pulitja e syve është një veprim shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon të largojmë çdo papastërti nga sipërfaqja e syrit, duke përhapur lot mbi të. Këta lot ndihmojnë për të luftuar bakteret dhe për të ushqyer syrin me oksigjen. Mund ta mendoni pulitjen e syve po aq të domosdoshme sa fshirëset e xhamave të makinës.
3. Diabeti zbulohet fillimisht nga një test syri
Njerëzit që vuajnë nga dy lloje diabetesh shpesh nuk e dinë se i kanë. Diabeti zbulohet zakonisht gjatë kontrollit të syrit, sepse mund të shihen si pikëza të vogla të rrjedhjes së gjakut në pjesën e pasme të syrit. Kjo është një prej arsyeve përse duhet të vizitoni rregullisht sytë tuaj
.4. Ju shikoni me mendje dhe jo me sy
Detyra e syve është mbledhja e informacionit për sendet që na rrethojnë. Këto informacione kalohen nga syri te truri nëpërmjet nervave optike. Është truri vendi ku i gjithë informacioni për atë që shohim, analizohet dhe merr formën përfundimtare, shkruan bota.al. Kjo nuk do të thotë se syri nuk luan rol të rëndësishëm, sepse është e qartë se organi i të parit ka rëndësi të madhe për njeriun, por mendja është fabrika e gjithçkaje.
5. Kur janë të thatë, sytë tuaj ujiten
Mund të duket si fakti më i çuditshëm për sytë, por është i vërtetë. Lotët përbëhen nga tri elemente, si uji, mukoza dhe yndyra. Nëse këto tri elemente nuk janë në sasinë e duhur, atëherë syri juaj fillon të thahet. Truri i përgjigjet këtij procesi duke prodhuar ujë shtesë dhe kështu syri juaj ujitet./express/a.k