Kjo foto është shkëputur nga kamerat e sigurisë në Aeroportin e Rinasit, ku ndodhi grabitja e rreth 3 mln lekëve që po transportoheshin në një avion për të dalë jashtë vendit.
Policia i ka sekuestruar pamjet e tyre dhe është duke i analizuar ato për të bërë të mundur identifikimin e tre grabitësve, shkruan panorama. Policia thote se aktualisht jane shoqeruar dhe po merren në pyetje tre punonjës të shërbimit të security ndërkohë në aeroport ka shkuar dhe kreu i Prokurorisë së Krujës, Petrit Cano dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Nderkohe policia ka arritur te zbulojë kush ka qene pronarin e mjetit tip “Benz” të djegur në Priskë. Mësohet se ai është nga Pogradeci dhe se mjetin e kishte denoncuar të vjedhur disa ditë më parë.