Ambasadori amerikan, Donald Lu është takuar në hotel “Rogner” me deputetin demokrat Astrit Patozi.
Diplomati duket ka kërkuar mbështetjen personale të ligjvënësit opozitar për reformën në drejtësi, e cila do të votohet më 21 korrik.
Pas deklarimit kundër të udhëheqjes së Partisë Demokratike, Uashingtoni u ka bërë thirrje deputetëve t’i binden ndërgjegjes së tyre dhe jo urdhërit të partisë.
Kjo është arsyeja që deri më 21 korrik Donald Lu ka planifikuar takime, në të cilat do të mundohet të shpjegojë më informalisht përse një votë pro reformës është në ndihmë të Shqipërisë, raporton 27.al.
Lu ka shpërndarë ftesa edhe për deputetë të tjerë opozitarë, të cilët do i takojë në ditët në vazhdim.
Pritet për t’u parë, nëse në këtë rast deputetët do të zgjedhin Shqipërinë apo partinë./Dita/