Edhe nga një pjatë me patatina e pak salcë sipër, mund të lindë një sherr i madh. E ka ndodhur. Pikërisht në vendin më demokratik të botës, SHBA, njohur edhe si ndër më të qytetëruarit. Një klient u ul në lokalin El Paisano Mexican Restaurant në Dallas (Teksas) dhe porositi: Patatina dhe ca salcë të kuqe (ketchup) për t’i shoqëruar.
Kamerieri vjen dhe i jep edhe patatinat, edhe salcën. Aty i lë dhe faturën.Kur sheh që kushtonte 5 dollarë (rreth 620 lekë), një nga klientët në tavolinën e porosisë, xhindoset.
Por keq fare ama. Ca më shumë kur pa dhe salcën. Që nuk ishte e kuqe, siç e kërkoi, por jeshile.
Në këto momente, nisi një konflikt i zjarrtë që në pesë minutat e videos që NOA.al jua sjell më poshtë, bënë “kërdinë” në lokal. /noa.al/ a.k