Shqipëria është më në fund pjesë e hartës euopiane të gazit. Në një studim të fundit të botuar nga Naturalgaseurope.com është paraqitur harta e vendeve të angazhuar në industrinë e gazit dhe në të ndodhet edhe Shqipëria, si pjesë e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline.
Vendi ynë bën pjesë në atë që njihet si qendra e gazit të Mesdheut. Autori i këtij studimi, Raffaele Perffeto shprehet se ka shumë diskutime në lidhje me këtë burimet e furnizimit të këitj rajoni, veçanërisht me zbulimet e reja që janë bërë në disa rajone. Roli i TAP vlerësohet si i rëndësishëm në lidhjen e këtij rajoni me Europën. Izraeli është gjithashtu i interesuar, duke u lidhur me Qipron do të mund të transportojë gaz në Turqi si dhe të sigurojë lidhje me 31 milardë metër kub gaz që parashikohet të qarkullojë TANAP dhe me 20 miliardë metër kub gaz që do të transportojë TAP.
Shqipëria do të llogarisë rreth një miliard euro investime, ndërsa do të hapen rreth 2,000 vende pune nga ndërtimi i tubacionit dhe i stacionëve të kompresorëve.
Ndërsa sipas drejtuesit të kompanisë Socar në Greqi Anar Mammadov, vendi do të përfitojë 2.3 miliardë euro si investim direkt i ndërtimit të TAP. Ky investim do të krijojë 2,000 vende pune direkte dhe 8,000 indirekte. Sipas tij Korridori Jugor i Gazit, i cili përfshin edhe TAP, është një nga projektet më të mëdha në botë edhe nga pikëpamja e te is one of the largest and technically complex projects in the ëorld.
Ndërsa studimi referon se çmimi i gazit zbriti në 4.10 dollarë/mn Btu vitin e kaluar dhe kjo për shkak të disa faktorëve që kanë pasur të bëjnë me kërkesën e dobët( veçanërisht nga Azia), por edhe me orientimin më të madh drejt energjisë së rinovueshme.
Rajoni europian do të përfitojë nga zgjerimi i kapaciteteve prodhuese ( falë projektit TAP dhe TANAP) në rreth 450bn m³/vit (Entsog 2016), ndërsa investimet kanë reduktuar varësinë nga Rusia ( ato të realizuara në Poloni dhe Austri).
Aktualisht kapaciteti prodhues llogaritet në 200bn m³/vit (Entsog 2016), por në periudhën 2013-2014 u ul me rreth 30%./a.m.