Autoritetet kroate kanë ngritur një barrierë metalike në pikën kufitare të Batinas, duke iu trembur ardhjes nëpërmjet Serbisë të migrantëve që i largohen luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, njoftoi sot ministria e Punëve të Brendshme.
Media lokale ka publikuar foto që tregojnë punëtorë duke ngritur këtë barrierë të lartë dy metra në një urë të Danubit, kufij natyror i këtij vendi mes Kroacisë dhe Sebisë.
Dy vendet gjenden në rrugën ballkanike që përdorej në vitin 2015 dhe fillim të 2016 nga mijëra migrantë dhe refugjatë që vinin për në Evropën Perëndimore, para mbylljes së saj përfundimtare në mars./a.m.