Pas grabitjes së kryer në Rinas kanë reaguar përmes statuseve në rrjetet e tyre sociale Lulzim Basha si dhe Sali Berisha duke dënuar vjedhjes si përgjegjësi e plotë e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri. Kryedemokrati shkruan se pavarësisht se aeroporti është njëri ndër vendet më të sigurta e për më tepër në kohën kur masat u rritën për shkak të sulmeve në aeroportin e Stambollit, përsëri maskat kanë goditur. Sipasa Bashës “cubat” e Ministrit Tahiri janë me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis të Habilajve për llogari të shefit.
“Grabitja e armatosur sot ne Rinas, ne ate qe duhej te ishte territori me i sigurte ne vend, deshmon se rendi ka rene, se shteti ka rene. Persona me armatim te rende e me maska, shkojne deri tek pista e avioneve, grabisin parate, vetem një ditë pasi u deklarua se në aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve ne Stamboll.
Ku jane cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis te Habilajve per llogari te shefit, duke kundruar udhetimin e skafeve me droge qe kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke pergjuar ne menyre te paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurore, duke dhunuar e gjobitur qytetare e biznesmene apo duke arrestuar gra dhe pleq per kuponin e nje kg qepe apo 2000 leke drita te papaguara.
Kjo ngjarje e rende, qe ka shkallmuar cdo standard te sigurise, eshte nje akuze direkte per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen. Ne pushtetin e tyre krimi ska kufinj, ka mbrojtje, ka liri. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.”- shkruan Basha.
Ndërkaq Sali Berisha shkruan se siguria dhe rendi I vendit kanë rënë në duart e maskave. Berisha shkruan se lajmi për shtimin e masave të sigurisë në Aeroport, është sikur të thuash “jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe”.
“Siguria ne duart e maskave!!
Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne pisten
e aeroportit te Rinasit.
Te dashur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kan hyre ne pisten e aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne miliona. Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, dhe kan djegur makinen e vet tek ura e Tapizes jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes. Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit vjene nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll. Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit! Sb”- shkruan Berisha./java/a.k