Çfarë gjëra duhet të bëni që të jeni më energjik gjatë tërë ditës?
Bëni ushtrime fizike në mëngjes
Ushtrimet fizike në mëngjes do t’ju ndihmojnë t’ua ngritin disponimin dhe ju ndihmojnë t’i digjni më shpejt kaloritë e fituara gjatë mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Kjo do t’ju ndihmoj të qëndroni më energjik gjatë tërë ditës.
Lëvizni pasi të hani
Përderisa ushtrimet rigoroze pas shujtës mund të mos jenë aq të dobishme, një ecje e lehtë mund të bëj mrekulli sa i përket balancimit të sheqerit në gjak dhe rritjes së energjisë.
Prandaj, posa të hani dilni dhe ecni pak.
Pini ujë para se të hani
Konsumimi i ujit para se të hani do t’ua zgjojë sistemin dhe do t’ju shkaktoj të hani më pak, si dhe i lejon enzimat ta bëjnë punën e tyre më lehtë.
Kufizojeni sasinë e alkoolit që e konsumoni
Përderisa ekspertët thonë se vera mund të jetë e mirë për zemrën, alkooli mund t’ua ngadalësojë metabolizmin.
Prandaj, për ta shpejtuar metabolizmin kufizojeni sasinë e alkoolit që e konsumoni. /Telegrafi/a.m.