Sot njerëzit paguhen me para për punën që kryejnë, por si paguheshin para 5 mijë vitesh?
Dhe, ekziston një dëshmi e gjallë se birra ishte pranuar si pagesë për punë: një dokument pesë mijë vjeçar i vjetër në të cilin ishin regjistruar këto transaksione, dëshmon, sipas NewYorkPost.
I zbuluar në qytetin Uruk, Irak, tableta prej dheu më poshtë, është një cung pagese i cili përmban të dhëna për birrat për t’u paguar.
“Mund ta shohim një kokë njeriu duke ngrenë nga një pjatë, që do të thotë ‘porcion’ si dhe nga një enë konike, do të thotë ‘birrë’, dhe i shtrirë duke i regjistruar sasinë e birrës për një punëtor,” tha Alison George.
Ky dokument është një gjetje e rëndësishme sepse dëshmon konceptin për ekzistencën e punëtorëve dhe punëdhënësve gjatë atyre kohërave.
Disa nga njerëzit të cilët i kanë ndërtuar piramidat, janë paguar nga katër deri pesë litra birrë në ditë për punën e tyre, thotë ai./a.m.