Një nga drejtuesit e fushatës pro-Brexit, ministri britanik i Drejtësisë Michael Gove, impresionoi mbarë opinionin me publikimin e lajmit për kandidaturën e tij për postin e kryeministrit David Cameron.
I konsideruar si një aleat i Boris Johnson, i cili ka shfaqur gjithashtu interesin e tij për postin e kryeministrit, Gove konfirmoi në një deklaratë se Borisit nuk mund t’i besohej ky funksion i rëndësishëm.
“Me keqardhje kam dalë në përfundimin se Boris nuk mund të marrë përsipër rolin e lidershipit ose atë të ndërtimit të një ekipi për detyrën që na pret për të negociuar rreth daljes së vendit nga BE-ja”, tha ai.
Është potencialisht një lajm mjaft i keq për ish-kryebashkiakun e Londrës, por gjithashtu një suprizë e madhe pasi Michael Gove ishte shprehur në ditët e fundit i distancuar nga kandidimi në postin e lidershipit.
“Jam shprehur në disa dalje publike se nuk dëshiroj të marr postin e kryeministrit. Por, rrjedha e ngjarjeve të shënuara prej së enjtes së kaluar ka një qasje negative në peshore”, sqaroi ai./a.m.