OSHEE-ja do të organizojë një tender për regjistrimin e të gjithë klientëve. Censusi i klientëve pritet të shmangë paqartësitë dhe abuzimet e abonentëve. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, tha se inventari i abonentëve është i domosdoshëm dhe vjen si pjesë e projektit të rimëkëmbjes financiare edhe në sektorin energjetik.
“Po do të bëhet tender për censusin e klientëve pasi nuk ka listë të qartë. Nuk ka cencus për kontratat e energjisë. Të bësh invetarin e klientëve është gjëja më e rëndësishme. Janë 100 biznese që figurojnë familjarë. Investimi është i nevojshëm dhe pjesë e rimëkëmbjes financiare” tha Gjiknuri.
ma.me