Dijetari mysliman thotë se, kjo bëhet për të disiplinuar gruan. Gjithashtu gjatë rrahjes ai bën me dije se duhet pasur kujdes, që ajo të mos lëndohet, të mos i shkaktohen plagë, thyerje të kockave, e as të dhëmbëve.
Në procesin e rrahjes dijetari shpjegon se nuk duhet ngritur dora lart, por ajo duhet mbajtur drejtë me gjoksin. Ndërsa rrahja duhet të bëhet në trup, duke mos e qëlluar më shumë se 10 herë dhe jo në të njëjtin vend. E nëse rrahja bëhet me shkop, ai duhet të jetë i shkurtër.
Rrahja sipas tij, duhet të vijë, vetëm pas kritikave dhe ndëshkimit duke mos i dhënë ushqim. E nëse edhe atëherë nuk ka efekt, atëherë lejohet rrahja. Dijetari i islamit në fund thotë se, në fakt rrahja e gruas në islam është e lejuar vetëm në një rast. Sipas tij, në rastin kur ajo refuzon të flejë me burrin.