“L’Equipe” zbulon skuadrën e 1/8-ave. Dhe ajo është e pushtuar nga Italia dhe Islanda. Dy skuadrat që kanë bërë çudi në mënyra të ndryshme në këtë Europian. Janë 3 futbollistë si dhe trajneri Antonio Konte, ata që kanë zënë vend në këtë formacion, pasi kanë marrë nota shumë të larta prej gazetarëve të kësaj të përditshmeje.
Për Bufon nuk është një surprizë fakti që bën pjesë në këtë formacion, ndërkohë që befason prania e Graciano Pele, i cili konsiderohet sulmuesi më i rrezikshëm i këtij turneu. Vlerësimin më të drejtë merr edhe De Shiljo, i cili përballë Spanjës zhvilloi një lojë të shkëlqyer në repartin e mbrojtjes. Nga përfaqësueset e tjera, në këtë formacion janë kroati Darijo Srna, gjermani Boateng dhe islandezi Sigurdson. Më mesfushë, “L’Equipe” vendosi një tjetër Sigurdson të Islandës, së bashku me belgun Vitsel, ndërkohë që prapa shpinës së Pele janë Draksler, Grizman dhe Eden Hazard.
Po kështu për UEFA-n, kur kanë përfunduar faza e grupeve dhe 1/8 e finales së Euro 2016, tashmë dihen edhe skuadrat çerekfinaliste. Po ashtu dihet edhe futbollisti më i mirë i katër ndeshjeve të para sipas barometrit të UEFA-s. Lojtari më i mirë deri tani është Kevin de Bryn i Belgjikës, i ndjekur nga Dimitri Pajet në vendin e dytë dhe Eden Hazard në vendin e tretë. Gareth Bale është i katërti në këtë listë, ndërsa Kristiano Ronaldo vetëm i teti.
ma.me