Google ka lansuar një site të ri i cili tregon absolutisht gjithçka që di për përdoruesit e saj, e që është jashtëzakonisht shumë, transmeton koha.net.
Faqja e re “My Activity” mbledh të gjitha të dhënat që Google ka grumbulluar duke shikuar përdoruesit e saj derisa përdoren nga pothuajse e gjithë bota.
Të dhënat e juaja të mbledhura nga Google, varen nga parametrat e caktuar nga ju, që përfshijnë një listë të plotë të faqeve të internetit që keni vizituar dhe gjërat që keni bërë me telefonin tuaj.
Google edhe më parë ka lejuar përdoruesit e saj që të shoh të dhënat që kjo kompani mbledh, por tani kjo faqe mbledh të gjitha në një vend.
Faqja e re shfaq një katalog të plotë të faqeve të vizituara, gjërat që keni kërkuar dhe aktivitetet e tjera, në Google search, Youtube dhe Android, të grupuara sipas kohës. (b.an)