Sonte në studion e emisionit Zululand të gazetarit Mustafa Nano ishte Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Reforma në Drejtësi ishte çështja më kryesore e diskutimit. Vasili tha se LSI është e vendosur që ta votojë reformën sipas Venecias me të 20-të deputetë që ka në grupin parlamentar. Ndërsa për largimin e Përparim Spahiut nga grupi parlamentar i LSI-së, tha se ishte një vendim korrekt, duke e analizuar me faktin se LSI kishte marrë vendim unanim më parë për ta miratuar reformën dhe nuk ishte e nevojshme mendimi kundër në këtë moment.
Nano pyeti Vasilin se me kë qeveriste më mirë LSI: me PS apo PD. Në përgjigjen e vet Vasili u tregua i kujdeshëm, edhe pse zemrën e kishte nga PS, koalicioni me PD ishte koalicion politiko-historik dhe i nevojshëm për stabilitetin e vendit.
Vasilit nuk i shpëtoi pa saktësuar edhe periudhën më të mirë që ka pasur PS ndër vite. Ai tha se Partia Socialiste ka qenë më mirë në vitet 1992-1997. Nano i kërkoj Vasilit të bënte një përcaktim për Ramën dhe kreu i grupit parlamentar tha: “Është natyrë artistike”.
Vetem artist nuk eshte.Vesi me I distancuar per artistet ne pergjithesi,eshte arrogance dhe pafytyrsija.Keto dy cilesi jane tipike dhe jashtezakonisht te pranishme te Rama.Pra ai nuk ka lidhje fare me artin,pamvaresisht se si e mban vehten ai derdimen.