Nga Spartak Ngjela
Shqipëria është në pragun e shkëputjes nga e kaluara, nga krimi dhe abuzimi me pushtetin.
Të gjithë duhet të jemi në këmbë për të mbrojtur vlerat perëndimore të vendit tonë.
Abuzuesit e sorrollatën gjendjen me idenë bajate të “konsensusit politik”
Ky është vijim i abuzimit. Drejtësia është koncept universal dhe nuk është koncept politik. Votimi në Parlament i Reformës për çlirimin e Shqipërisë nga padrejtësia, nuk është votim politik, por qëndrim individual i përfaqësuesve të popullit.
Ky është koncepti i Xhefersonit për dmokracine, kur votohen interesat kombëtare. .
Votimi i 21 korrikut duhet të jetë domosdoshmërisht individual. Gjithsecili të mbajë përgjegjësinë nëse është për drejtësinë dhe zhvillimin perëndimor të Shqipërisë, apo jo
Ky duhet të jetë përcaktimi.
Politika amerikane dhe europiano-perëndimore duhet ta kërkojë hapur votimin individual, sepse Shqipëria kërkon të futet në sferën juridike të Bashkimit të dytë të madh perëndimor pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës – në Bashkimin Europian. Prandaj përgjegjësia duhet të jetë individuale.
Që nga ky çast e deri në 21 korrik, shqiptarët kanë vetëm një qellim: detyrimin me masivitet popullor të vendosur që Parlamenti Shqiptar të pranojë kushtet që BE i ka vënë anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat e saj. Ka vdekur ajo kohë kur “krerët e Shqiperise” ndalonin historinë europiano-perëndimore të Shqipërisë.
Reforma në Drejtësi, kështu siç është paraqitur, është KUSHTI historik i futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe ju mendoni që, korrupsioni shqiptar, ashtu si pashallarët e qëmotit, ashtu si Enver Hoxha, dhe të gjithë antiperëndimorët shqiptarë në këta 100 vjet, do dalin kundër frymës së popullit? Ju mendoni se të korruptuarit do dalin kundër historisë, dhe kundër aleatëve tanë, dhe, do të marrin guximin t’i thonë në 21 korrik, Jo! historisë europiane të Shqipërisë? Kjo është një pamundësi absolute.
21 korriku do të jetë festa e çlirimit tonë shoqëror.