Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në konferencën me homologun turk, duke shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e 41 jetëve si pasojë e sulmeve kamikaze terrosite, duke e cilësuar si një tragjedi që u bë pikërisht në muajin e paqes dhe prehjes, atë të Ramazanit. Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë përkrah popullit turk në këto ditë zie. Duke ju referuar një pasazhi të fjalëve të profetit Muhamed, Rama theksoi se sulmi terrorist nuk ka asnjë lidhje me atë që predikon feja muslimane.
“Dua t’ju siguroj ju si një mik i çmuar se Shqipëria dhe shqiptarërt kudo ku jeotjnë janë abshkë me popullin e Turqisë në këtë ditë hidhërimi, dhe ne jemi krah për krahë me qeverinë tuaj kudnër murtajës terroriste që vret në emër të zotit por vetëm me zotin që nuk ka asnjë lidhje. Në emër të popullit shqiptar u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave. Shqipëria dhe Turqia janë bashkë prej kohësh. Kemi konstatuar se potenciali për të bërë më shumë është i jashtëzkaonshëm. Së bashku me kryeminsitrin Yildirim jemi angazhuar të çojmë përpara procesin e bashkëpunimit për rritjen e shkëmbimeve tregatre, po ashtu të shgkëbimeve në fushën e arsimit dhe kulturës”, tha kryeministri Rama.
Ndërkohë homologu i tij Yildirim tha se Shqipëria është përherë pranë popullit turk. SIpas tij, dy vendet kanë lidhje të ngushta historike dhe do të punojnë për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në shumë fusha.
“Për fat të keq vendi ynë përjetoi një sulm terrorist. Në këtë sulm terrorist humbën jetën shumë qytetarë turq dhe jo-turq, shumë të tjerë u plagosën. Falenderoj mikun tim shqiptar Edi rama, për të gjithë mesazhet e ngushëllimit që na dërgoi ne. Shqiëpria ëhstë gjithmonë pranë nesh, po ashtu edhe populli shqiptar. Siç e dini ne kemi marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë që lidhen me historinë. Ne biseduam për zgjerimin sa më të madh të këtyre marrëdhënieve, për shtimin e volumit tregtar mes vendeve. Për mundësinë e pjesëmarrjevetë biznesmenëve turq në projektet për infrastrukturën në Shqipëri. Midis dy vendeve ekzisotn marrëveshje e tregtisë së lirë e cila duhet t’i përshtatet niveleve të reja të bashkëpunimit. Shqipëria dhe Turqia janë vende që kanë ngjashmëri, si në kulturë edhe në traditë ndaj ne mendojmë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona ëhstë një detyrë që na përket neve dhe detyra jonë është ta çojmë përpara këtë bashkëpunim”, tha kryeminsitri turk Yildirim.
Kryeministri turk Yildirim përgjigjet për hetimet e sulmeve në aeroport dhe marrëdhëniet me Rusinë
Pyetje e gazetarëve: ju deklaruat se sulmi I bërë dje mund të ketë lidje me ISIS dhe në këtë rast, a keni ndonjë detaj më të hollësishëm në lidhje me sulmin.
Yildirim : Janë në vijim hetimet intensive për këtë ngjarje të jashtëzakonshmje. Shpresojmë që Brenda një ose dy ditëve do të mbyllen të gjitha hetimet dhe do t’I bëhen me dije publikut të gjitha detajet në lidhje me sulmet. Kam dëshirë të bëj me dije për qytetarët, nëse aeroportet tona janë të sigurta apo jo… unë mendoj dhe ju bëj me dije se në aeroportet tona realizohen të gjitha kontrollet e domosdoshme dhe dua t’ju them se edhe terroristët kanë mundur të hyjnë duke godituyr forcat tona të sigurisë në aeroport dhe këtë ju e patë kur ata ndërhynë për të neutralizuar agresorin. Prandaj unë pres nga qytetarët turq që të qëndrojnë larg komenteve dyshuese në lidhje me masat e sigurisë. Sigurisht që unë mendoj se masat e sigurisë do duhen shtuar me qëllim neutralizimin e personave të rrezikshëm.
Pyetja: Në lidhje me bisedën e Erdogan me Putin, si janë tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve, kur do të rinis këto marëdhënie në pikëpamjen ekonomike
Yildirim: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ka nisur disa ditë më përpara, mes shkëmbimit të dy autoriteteve të vendeve tona. Pas ngjarjeve tragjike në Ataturk, midis Erdogan e Putin është bërë një bisedë e gjatë telefonike dhe në këtë bisedë presidenti rus shprehu ngushëllimet për humbjen e qytetarëve. Gjatë kësaj bisede u fol për nevojën e rifillimit të marrëdhënieve normale mes dy vendeve. Pra marrëdhëniet Turqi Rusi shpresoj që do të kalojnë sërish në nivelin që kanë qenë. Besoj se kjo periudhë tashmë ka filluar. Gjatë bisedës u theksuar vullneti i përbashkët mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.
java/a.k/a