Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes të futbollit ndërmjet ekipeve Kukësi – Rudar Plejevlja, për kompeticionin Europa League, e cila do të zhvillohet më datë 30.06.2016, në orën 19:00, në Stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan
Sa me sipër, më datë 30.06.2016 ju bëjmë me dije se:
- Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të
- Nga “Kryqëzimi i rrugës së tapetave” deri tek “Ish Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 110 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 30 Qershor lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti./a.m.