Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka qartësuar sërish sot diferencat e thella që vijojnë të egzistojnë mes partisë që ai drejton dhe mazhorancës e komunitetit ndërkombëtarë, duke vijuar të ngulë këmbë në zbatimin me pikë e presje të nenit 88 të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sipas tij, opozita është e gatshme të pranojnë çdo zgjidhje sipas Venecias dhe se nuk do të tërhiqet nga zbatimi i nenit 88 të këtij Komisioni. Sipas Bashës, nëse mazhoranca bie dakord me nenin 88 atëhere hapet rruga për miratimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend. Ky qëndrim i Bashës kthjellton qëndrimin e kësaj force politike për të mos votuar në Kuvend Reformën në Drejtësi, nëse nuk pranohet neni 88 i rekomandimeve.
“Nuk pranojmë një drejtësi “Venecia minus”, pasi kjo kthehet në një drejtësi të kapur, në një padrejtësi për qytetarët. Sot, i bëj një thirrje mazhorancës se nëse zbatohet rekomandimi 88 i Venecias, jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje përfundimtare. Shqiptarët nuk meritojnë ikje nga detyrimi që ka gdhendur Venecia si për mazhorancën ashtu edhe opozitën. I bëj një thirrje m,azhorancës që të mos kapet pas alibive dhe të mos tjetërsojë detyrimin që ka për zbatimin e plotë të rekomandimit numër 88″, u shpreh Basha.
(javanews.al) Me. Ar