Biseda telefonike e presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan, të mërkurën me presidentin rus, Vladimir Putin, ka qenë shumë e frytshme dhe pozitive, bëjnë të ditur burime nga Presidenca turk, të cilat kanë shtuar se një komunikatë për media në lidhje me këtë do të publikohet sot.
Reuters njofton se biseda telefonike u arrit pasi Erdogani i shprehi keqardhje Putinit për rrëzimin e aeroplanit luftarak rus vitin e kaluar përmes një letre të hënën, edhe pse Kremlini më vonë kërkoi t’i zbehë shpresat e Turqisë për një rivendosje të shpejt të marrëdhënieve normale me Rusinë.
ma.me