Sezoni i ri i Bundesligës do të nisë më 26 gusht, me ndeshjen e Bayern Munih kundër Werder Bremen.
Sot është hedhur shorti për kampionatin e ri, i cili do të nisë, si zakonisht, të premten në mbrëmje, në fushën e skuadrës kampione. Për bavarezët do të jetë në stol trajneri Carlo Ancelotti, i cili më 1 korrik merr zyrtarisht detyrën, duke pasuar Pep Guardiolën.
Midis çifteve të javës së parë bie në sy përballja e dy skuadrave që luajnë në Champions League, Borussia M’gladbah e Bayer Leverkusen. Nënkampionët e Borussia Dortmund e nisin me Mainz.
“Der Klassiker” midis Bayern e Borussias do të jetë në javën e 11-të, në Dortmund, në një datë për t’u caktuar midis 18 e 20 nëntorit.
D.I.