Liderët e Bashkimit Evropian do të fillojnë sot ditën e dytë të samitit të tyre në Bruksel – por pa praninë e Britanisë së Madhe, e cila javën e kaluar votoi për t’u shkëputur nga blloku. BBC njofton se kryeministri britanik David Cameron u tha dje liderëve të 27 shteteve anëtare të BE-së se bashkëpunimi në tregti dhe siguri do të jetë jetësor pavarësisht marrëdhënieve të tyre në të ardhmen.
Kancelaria gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje BE-së që të respektojë rezultatin e votës së Britanisë së Madhe. Dosido, ajo dhe liderët e tjerë të BE-së e kanë ripërtërirë thirrjen e tyre për Britaninë që t’i bëjë planet për t’u larguar sa më shpejt që është e mundur.
Ata insistojnë se nuk mund të ketë negociata para se Britania edhe formalisht ta përdorë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili do të jetë shkaktari i nisjes së bisedimeve për dalje.
ma.me