Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku një 2-vjeçare me iniciale E.B ka qenë duke luajtur pranë një kanali të mbushur me ujë në afërsi të banesës së saj dhe ka humbur jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, ndërkohë që familja ka nisur ceremoninë mortore për të miturën.
Ja njoftimi i policisë Lezhë
Me date 27.06.2016 , specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë konstatuar se shtetesja E. B. 2 vjeçe, banuese në Kurbin, para banesës së saj ka rreshqitur duke rëne ne nje kanal uji dhe si pasoje e rrjedhjes së ujit, është gjetur e vdekur nga familjarët e saj rreth 800 m larg banesës . Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim si ngjarje aksidentale.
© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.