Policia e Tiranës njofton se më datë 28.06.2016, Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësin e Forcave Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Ilir Kaja, 47 vjeç, banues në Tiranë
– Krasniq Krasniqi, 32 vjeç, banues në Durrës
– Juri Muça, 37 vjeç, banues në Tiranë
Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit cannabis sattiva në zonën e Oxhakut. Në momentin e konstatimit shtetasit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri tjetri dhe nga automjeti tip “Seat” me targë AA 457 MZ, ndersa shtetasi Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur dy shtetasit e tjerë. Në këto momente është bërë ndërhyrja e menjëhershme si dhe është ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar, ku në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuara 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë. Në brendësi të të këtyre thasëve ishte lënda e dyshuar si narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”, e cila pas peshimit rezultoj e peshës 30 kilogramë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e proves materiale:
2 automjete
4 telefona celular
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.