Armand Duka ka treguar se Gianni de Biasi ka qajtur kur ua ka kumtuar lajmin katër futbollistëve se do të mbeten jashtë Kombëtares. Presidenti i FSHF’së, Armand Duka ka treguar në Opinion edhe momentin më të vështirë të De Biasit.
Ai thotë se momenti më i vështirë ka qenë kur De Biasit është dashur tu japë njoftimin e hidhur katër lojtarëve të cilët nuk do të ishin në listën e grumbullimit për në Francë.
Duka ka zbuluar se De Biasi është përlotur kur i ka dhënë këtë vendim Amir Rrahmanit. Milot Rashicës. Herolond Shalës e sidomos Berat Xhimshitit, citohet “Express”. (b.an)