Gërmimet të cilat u bënë shkaktare për humbjen e jetës së dy fëmijëve të familjes Mramori, në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës, nuk dihet ende se prej cilave kompani janë kryer, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarë nga Komuna e Prishtinës thonë se vetëm Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor lëshon leje për gërmime, kurse ministria mohon të ketë pasur njohuri për këtë rast dhe as mundësinë e lëshimit të lejes.
Ndërkaq, dy kompanitë që janë përmendur nga pronari i tokës se kanë punuar në atë hapësirë dhe kanë gërmuar, e kanë mohuar një gjë të tillë. Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se janë duke e hetuar rastin për tragjedinë e ndodhur gjashtë ditë më parë. (b.an)