Një politikane shqiptaro-amerikane mund të jetë pjesë e Kongresit amerikan. Bëhet fjalë për Suzana Shkrelin e cila ka siguruar tashmë nominimin për të kandiduar nën logon e demokratëve në shtetin e Michiganit.
Lajmi u konfirmua nga ish-ambasadori shqiptar në SHBA Mal Berisha.
“Të dashur bashkëatdhetarë! Para pak çastesh zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit. Kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë. Do të Isha I lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do te ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptareët e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë. Fitore”, shkruan Mal Berisha.