Pirja e cigareve elektronike mund të mos jetë më e shëndetshme sesa pirja e duhanit kur është fjala për shëndetin oral, ka gjetur një studim i ri.
Hulumtuesit gjetën se e-cigaret përmbajnë substanca helmuese dhe nanogrimca të cilat mund të vrasin qelizat e lëkurës në zgavrën e gojës – prapa dhëmbëve dhe gjuhës.
Shkencëtarët nga UCLA, të cilët kryen studimet, besojnë se e-cigaret rrisin rrezikun e sëmundjeve orale – duke përfshirë edhe kancerin, raporton Express.
Hulumtuesit në Karolinë të Veriut raportuan se përdorimi i këtyre pajisjeve rritë rrezikun e infeksioneve për shkak se ato dëmtojnë qindra gjene në sistemin imun./a.k