Kryengritësit sirianë kanë filluar një operacion në krahinën Deir el Zour për rimarrjen e një qyteze në afërsi të kufirit me Irakun që është pushtuar nga grupi militant, Shtetit Islamik (ISIS).
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, ka thënë se luftetarët e Ushtrisë së Re Siriane i janë afruar qytezës Boukamal.
I njejti grup ka thënë se militantët islamik janë alarmuar, ndërsa dyqanet në këtë qytezë janë duke u mbyllur nga frika e dhunës, transmeton REL.
Komandanti i forcave rebele i cili ka folur për Reuters në kushte anonimiteti ka thënë se “operacioni për çlirimin e Boukamal… ka filluar”.
Rimarrja e qytezës nga IS do të dëmtonte mundësinë e grupit ekstremist për të lëvizur drejt Irakut dhe territoreve të tjera siriane që janë pushtuar nga ta.
Ushtria e Re Siriane është formuar para 18 muajsh nga rebelët që janë larguar nga Siria lindore prej militantëve të ISIS-it./a.m.