Skuadra jonë e zemrës është më e mira dhe kur humb, i bëhet padrejtësi? Nuk ka tifoz që nuk mendon kështu. Ka një alibi të mirë për këtë formë perceptimi. Në origjinë të opinioneve tona pak të paanshme ka një paragjykim, ose një gabim në mënyrën e të gjykuarit në perceptimin që truri ka për lëvizjet e futbollistëve për të cilët në bëjmë tifo.
Ai faull? Nuk ishte. Penalltia e dhënë në favor të kundërshtarëve? Iu dhurua nga arbitri. Për të mos folur për atë gol të realizuar në minutat e fundit të ndeshjes: më i bukuri i historisë së futbollit. Kur bëhet fjalë për të gjykuar lojën e skuadrës që ne duam, dihet që, si tifozë nuk jemi kampionë të objektivitetit.
Por kemi një alibi të mirë për këtë formë perceptimi. Në origjinë të opinioneve tona pak të paanshme ka një paragjykim, ose një gabim në mënyrën e të gjykuarit, në perceptimin që truri ka për lëvizjet e futbollistëve për të cilët ne bëjmë tifo.
Tifozët merren në provim
Një ekip kërkuesish të Shkollës së Psikologjisë në Universitetin e Brisbane-s dhe të institutit “Queensland Brain” (Australi), ndau 24 vullnetarë në dy skuadra dhe zgjodhi dy futbollistë, një për çdo ekip, për t’i vendosur në një situatë konkurruese. Të gjithë subjektet u dërguan për të vlerësuar shpejtësinë e lëvizjeve të duarve të personave të përzgjedhur.
Aktiviteti cerebral i vullnetarëve në procesin e gjykimit u monitorua nëpërmjet rezonancës magnetike funksionale.
Ashtu siç ishte parashikuar, çdo vullnetar kishte për tendencë që të gjykonte si më të shpejta dhe efikase aksionet e lojtarit të ekipit të vet.
Në veçanti, lëvizjet e shokut të ekipit konsideroheshin si më të shpejta në një fraksion sekonde krahasuar me ato të kundërshtarit, kur në realitet bëhej fjalë për lëvizje të kryera në mënyrë identike dhe në sinkronizim perfekt.
Truri punon në mënyrë të ndryshme
Rezonanca magnetike funksionale evidentoi një përgjigje të ndryshme cerebrale kur subjektet vëzhgonin performancën e shokut të ekipit të vet, ndërkohë që nuk u evidentua asnjë aktivim jonormal gjatë paraqitjes së kundërshtarit.
Përveç kësaj, nuk pati asnjë ndryshim thelbësor në aktivizimin cerebral të subjekteve të të dyja ekipeve gjatë procesit të vlerësimit të paraqitjes së dy futbollistëve.
“Kjo të bën që të mendosh që ne perceptojmë në mënyrë të pandërgjegjshme aksionet e skuadrës sonë të zemrës ndryshe nga ato të kryera nga ekipe të tjera”, shpjegoi Pascal Molenberghs, koordinator i kërkimit. “Jo vetëm që ne vendosim në favor të aksioneve të ekipit tonë, sepse mendojmë që ajo është më e mira, por veç kësaj, duke qenë se ne ndihemi të lidhur me këtë ekip, truri ynë ka për tendencë që të vlerësojë lëvizjet e futbollistëve të saj me sy më të mirë krahasuar me paraqitjen në fushë të skuadrave kundërshtare”.
Studimi sipas kërkuesve mund të ndihmojë që ne të shpjegojmë episode e diskriminimit që ndodhin jashtë fushave të futbollit, siç janë rastet e qëndrimeve agresive dhe armiqësore mes grupeve të ndryshme për nga kombësia, raca, apo gjinia./shqip/a.k