Një ngjarje që krijoi panik te pushuesit në plazhin e Montagu, në Bahamas. Një videon bashkëngjitur, shihet një peshkaqen gjigant i uritur, i cili sillet rrotull bregut. Pushuesit sapo pikasën peshkaqenin, u larguan furishëm nga uji, duke vendosur të filmojnë gjithçka me telefonat e tyre. Dëshmitarët flasin për një peshkaqen çekiç, rreth katër metra të gjatë, shkruan noa.al. Fatmirësisht nga episodi i shënuar dy ditë më parë, nuk pati asnjë të lënduar dhe peshkaqeni u largua sërish.