Midis paketimit të qeseve me pelena për një shëtitje në plazh, marrjes së rërës absolutisht kudo me vete, dhe shqetësimit në lidhje me grindjet e fëmijës për dremitjet e ditës në plazh apo ushqimeve të shpejta, ju do të ndjeni se pushimet në plazh me fëmijën tuaj janë argëtuese dhe të bukura. Foshnjat në plazh nuk janë vetëm fotozhenik, por duke i ekspozuar ata në plazh ju gjithashtu i paraqisni një sërë përfitimesh për zhvillimin e tyre fizik dhe emocional. Më poshtë, po ju rendisim vetëm 8 prej arsyeve pse fëmija juaj duhet të shkojë në plazh me rërë dhe diell.
- Ata zbulojnë përbërje të reja dhe të ndryshme.
Ne çdo ditë e më shumë po i prezantojmë fëmijët tanë me libra, tapeta gome të cilët nuk lejojnë fëmijën të vritet, gota plastike etj. Por ekspozimi ndaj materialeve të ndryshme “mund të jetë terapeutik, përmirëson aftësitë motorike, rrit ndërgjegjësimin se si funksionon bota, dhe kontribuon në përvetësimin e gjuhës “, – shkruan Rachelle Doorley, një specialiste për fillimin e arsimit tek fëmijët. Vetëm imagjinoni bollëkun e gjërave dhe ndjenjave të ndryshme në plazh: rërë e thatë, rërë e lagësht, shkëmbinj, gure, alga deti, ujë, rërë e ngrohtë, rërë e ftohtë, era, etj. Fëmijët veprojnë ” si shkencëtarë”, kur ata mësojnë nëpërmjet shqisave të tyre,¬ shkruan “Doorley, ¬dhe ne mendojmë se plazhi është një laborator i përsosur.
- Plazhi i nxjerr jashtë përdorimit zhurmat e bardha të cilat imitojnë tingujt e oqeanit, pajisje të cilat kanë qenë prej kohësh në përdorim për të vënë në gjumë fëmijët.
- Ata bien në dashuri me natyrën.
Ku tjetër mund të ekspozohen bebet për të parë të tilla gjëra të reja si gaforret vetmitare apo peshqit e vrullshëm? Hulumtimet kanë treguar se qëndrimet për natyrën formohen herët dhe ekspozimi në mjediset e jashtme si: plazhi ndihmon të vegjlit të zhvillojnë një vlerësim të përjetshëm për natyrën, e cila nga ana tjetër çon në uljen e normave për obezitet dhe i drejton fëmijët për një jetesë të shëndetshme, sipas një raporti nga Early Head Start National Resource Center.
- Ata marrin frymë në ajër të kripur dhe luajtja në ujë të kripur është kurë natyrale për çdo gjë duke filluar që nga hundët e zëna e deri tek ekzema.
Uji i oqeanit përmban magnez dhe përmbajtja e tij e kripur mund të ndihmojë në uljen e acarimeve të lëkurës, ndërsa lagështia natyrore e plazhit mund të ndihmojë pasazhet e hundës për të qëndruar të hidratuara.
- Ata marrin rreze dielli.
Bebet nën 6 muajsh duhet të qëndrojnë në hije me çdo kusht dhe të mbrohen nga dielli në të gjitha mënyrat. Ndërsa tek fëmijët më të rritur disa rreze dielli direkte janë të rëndësishme që të vegjlit të prodhojnë mjaftueshëm vitaminë D. 10 deri në 15 minuta në mëngjes dhe pasdite është e mjaftueshme për shumicën e toneve të lehta të lëkurës (tonet e errëta të lëkurës kanë nevojë për pak më gjatë).
- Bebat janë pafund të kënaqur.
Ndoshta një nga fazat më frustruese të fëmijërisë është procesi magjepsës i “Përsëritjes”. Fëmijët e dashurojnë ri¬përsëritjen pasi “kjo është mënyra e tyre shkencore e hetimit të botës dhe mjeshtërimit të aftësive të reja”, sipas revistës “Prindërit”. Në plazh, fëmijët e vegjël janë të kënaqur pafund nga valët të cilat nuk ndalen kurrë duke i ndjekur ata, rërën që kurrë nuk arrin të gaboj kur e hedhin nga një kovë, dhe vrimat që mund të gërmohen, mbushen me ujë, dhe të gërmohen po përsëri.
- Ata kanë fituar një sens të kuptuari.
Plazhi është një botë trime për foshnjat dhe të vegjlit tanë. Mendoni se si ndiheni kur qëndroni përpara pafundësisë së oqeanit, duke kërkuar tej në horizont. Tani imagjinoni se si duhet të ndihet një foshnjë. Kjo ndjenjë çudie dhe frike, rezulton, se është një përvojë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës dhe ka treguar së është një motivues i rëndësishëm për të mësuarin gjatë gjithë jetës.
- Ata mund të kthejnë çdo plazh normal në një plazh nudistësh.
Dhe të gjithë do të ndjehen xhelozë për format perfekte të këtyre krijesave kaq të bukura dhe ëngjëllore. Shijojini pushimet me të vegjlit tuaj. Vërtet mund të kërkojnë më shumë përkushtim dhe përgjegjësi nga ju por janë momente që kalojnë shpejt dhe s’do të doni t’i harroni kurrë. Koha e shpenzuar me fëmijët dhe familjen tuaj është e çmuar.
bota e bebave/d.i.