Sipas dy sondazhe të kryera në ShBA, kandidatja demokratike për presidente të vendit, Hillary Clinton, kryeson sa i përket preferencave ndaj kandidatin republikan për president të vendit, Donald Trump. Sipas sondazhit të parë të kryer nga Uashington Post dhe ABC News, ish-Zonja e Parë udhëheq me 12 pikë ndaj Donald Trump. Ndërsa sondazhi i Uoll Street Journal dhe NBC News sugjeron se Clinton udhëheq me vetëm 5 pikë, ose 46% ndaj 41% të miliarderit njujorkez.
Donald Trump vjen nga një faze e vështirë e fushatës, ku përfshihet shkarkimi i menaxherit të saj Kori Levandovski, grumbullimi i dobët i fondeve dhe sulmet nga brenda partisë. Avantazhi prej 12 pikësh i Clinton sugjeron se këto çështje e kanë dëmtuar shumë, por në sondazhin e dytë që tregon një diferencë prej 5 pikësh, sugjerohet se Trump ia ka dalë mjaft mirë pas këtyre probleme.
Në përgjithësi, sondazhet tregojnë se Clinton ka avantazh të theksuar mes femrave dhe sidomos minoriteteve. Ndërsa Trump preferohet nga votuesit e bardhë dhe të pavarurit. Megjithëse të dy sondazhet japin Clinton në avantazh, analistë të shumtë mendojnë se është ende herët për të treguar me gisht fituesin.
Hillary Clinton dhe Donald Trump, pavarësisht se kanë siguruar numrat e duhur, ende nuk kanë marrë emërimin zyrtar si kandidatë presidencialë nga partitë përkatëse dhe beteja e vërtetë di të nisë pas këtij formalizmi, sidomos me zhvillimin e debateve televizive mes dy pretendentëve për Shtëpinë e Bardhë.
ma.me