Të gjithë maturantët kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit të provimit, nëse kanë pakënaqësi mbi notën apo dyshime mbi vlerësimin deri në datën 1 korrik.
Për të marrë fotokopjen e provimit ata duhet ti drejtohen me një kërkesë Komisionit Shkollor të Matures Shteterore.
Në bazë të nenit 28 pika 8 e Rregullores së Maturës Shtetërore 2016:Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH-së, e cila do t’i kthejë dhe përgjigjen. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit Arsimit dhe Sportit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë. “, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Arsimit. Ndërsa pas datës 20 korrik do të dalë formulari për kandidatë në universitet.