Institucionet kompetente të Kosovës kanë miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçit, dhe delegacioneve të tjera të cilat do të vijnë nga Serbia në Kosovë për kremtimin e festës së “Vidovdan-it” në Gazimestan.
Jo zyrtarisht mësohet se Gjuriq, sot do të marrë pjesë në kremtimin e “Vidovdan-it” në Gazimestan, për të vazhduar pastaj në orën 16:00, në sheshin “Shumadia” në Mitrovicë, ku në mënyrë solemne do të bëjë zbulimin e përmendores së Car Llazarit.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Gjuriçit nuk do t’i lejohet ndërrimi i agjendës së paraparë, citohet Koha. (b.an)