Ekzaltim për Italinë dhe Islandën, që kaluan në çerekfinale të Euro 2016, pas ndeshjeve të djeshme.
Fitorja e Italisë nuk ishte më e papritura, pavarësisht se të kaltrit nuk konsideroheshin favoritë përballë spanjollëve, ndërsa ajo e Islandës i ka lënë vërtet pa fjalë të gjithë.
Në shtypin anglez humbja e skuadrës së Roy Hodgson është cilësuar si poshtërimi më i madh.
Kritika të mëdha edhe për Spanjën, e cila eliminohet pas dy titujve evropianë radhazi.
d.i.