Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj e ka vijuar konfliktin e saj këtë herë me Xhemin. Ajo ka shkruar një koment në statusin e prezantueses Xhemi Shehu në Instagram.
Pas një statusi ironik të prezantueses, këngëtarja i është përgjigjur: “E di që ke një vajzë, ta kesh me jetë, më shkruaj kur të jetë 20 vjeç dhe t’ia diskutojnë virgjërinë palaçot për disa shikues më shumë. Nëse je akoma me këto mend, do më vijë keq për ty. Klm”.
Në fakt komentuesit në Instagram i kanë kujtuar këngëtares se Xhemi nuk ka vajzë, por dy djem. Ky detaj sigurisht nuk e ndryshon qëndrimin e saj. Batuta e Ledionit duket se e ka prekur jashtë mase këngëtaren Beatrix Ramosaj.
BW/d.i.