Mediat në Angli kanë turpëruar edhe më shumë futbollistët e kombëtares angleze, pas eliminimit nga EURO 2016.
Anglia pësoi një humbje shokuese nga befasia më e madhe e Evropianit Islanda, duke u mundur me rezultatin 2-1 në Nice, për t’u përshëndetur nga EURO 2016.
I shpejtë ka qenë reagimi i mediave britanike, të cilët e kanë cilësuar si turpëruese paraqitjen e pafalshme dhe eliminimin e Anglisë nga evropiani.
Ja disa disa nga titujt më të ashpër të gazetave më prestigjoze në Angli më poshtë, referon”Gazeta Blic”. (b.an)