Islanda e cila e bëri befasinë më të madhe në “Euro 2016” duke e eliminuar Anglinë, ka në stafin teknik një trajner që punon si dentist me kohë të pjesshme.
Njëri nga ndihmësit e trajnerit të Islandës, punon si dentist me gjysmë orari, përcjell Lajmi.net.
Ndërsa, Roy Hodgson që deri në fund të ndeshjes ishte trajner i Anglisë, kishte pagë 4 milionë euro në vit.
Por ky fakt nuk i ka bërë aspak më inferiorë islandezët ndaj Anglisë, pasi “vikingët” i eliminuan “tre luanët” nga Evropiani, duke u kualifikuar në çerekfinale. (b.an)