Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, ka dhënë dorëheqje nga ky post pas eliminimit nga Islanda në Euro 2016.Anglia pësoi 2 me 1 në 1/8-n e finales nga modestët dhe tani menjëherë pas ndeshjes përzgjedhësi me pagën më të lartë të këtij Europiani ka njoftuar se më nuk do të jetë në këtë pozitë, referon Koha.
“Kam pasur dëshirë të qëndroja edhe dy vjet me këtë ekip, por tani është koha që dikush tjetër të marrë përsipër këtë grup të lojtarëve.
Më vjen keq që duhet t’i jepja fund në këtë mënyrë, por kështu ndodhën gjërat”, ka thënë ai në konferencën pas takimit. (b.an)