Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj e ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” të moderatores Ola Bruko komentoi ngjarjen e dhunës në kopshtin privat “Diren”, ku një fëmijë trevjeçar u dhunua barbarisht nga administratorja e kopshtin Anjeza Shabani.
Malaj u shpreh se duhet një plan i menduar dhe të bëhet diçka më konkrete për kontrollin e kopshteve, nisur nga rasti ku kopshti ku u shënua ngjarja në fjalë ishte i palicensuar.
“Bëmë kontroll në 2015 dhe nxorëm shumë kopshte të palicensuara. Nuk e di pse nuk u pa ai kopësht, por di që duhet një plan veprimi më konkret”,- tha ajo.
Ndërsa Ndriçim Mehmeti, Departamenti i Arsimit në PD i ftuar në emision u shpreh se “Atje janë 4 shkolla në atë rrugicë duhet të ishte parë”./a.m.