Italia shpartallon Spanjën dhe kalon në çerekfinalen e evropianit. Djemtë e Antonio Contes arritën me meritë të triumfonin në finalen e parakohshme të kampionatit me rezultatin e pastër 2-0.
Një Itali vërtetë perfekte që dominoi si në lojë edhe në rezultat me një prej pretendentëve kryesorë për të fituar titullin. Golat e italianëve u realizuan në minutën e 33-të me anë të Kielinit dhe në minutën e 91-të me anë të sulmuesit Pelle.
Revanshi i italianëve përmbush edhe hakmarrjen e humbjes së finales së para katër viteve në evropian, pikërisht ndaj Spanjës. Tashmë Italia shkon më tej, ku e pret Gjermania.
Pjesa e dytë, momentet më të mira
Edhe pse Spanja duket më e mirëvendosur në fushë gjatë pjesës së dytë, është Italia ajo që sërish rrezikon të shënojë sërish. Një kundërsulm i rrezikshëm i italianëve për pak sa nuk i kushtoi golin e nock-out spanjollëve. Dalje mjaft e shpejtë e sulmuesit Eder në minutën e 55-të, i cili në fund u tregua i pasaktë përballë portierit De Gea që bëri sërish mrekullinë.
Në minutën e 62-të italianët humbasin një tjetëar rast të artë. Sulmuesi Eder krijoi rast të pastër por nuk arriti të godasë në mbrojtjen spanjolle të përfshirë nga kaosi.
Më kalimin e minutave Spanja shtoi presionin. Djemtë e Del Bosque u treguan më të rrezikshëm në fundin e pjesës së dytë duke vënë në vështirësi Italinë.
Në minutën e 74 Iniesta për pak sa nuk shënoi golin e barazimit. Gjuajtja e fortë e tij u arrit të kontrollohej mmjaft mirë nga Bufon.
Tre minuta më vonë italianët sërish në vështirësi. Një gjuajtje e fortë nga jashtë zone nga mbrojtësi Pique u grushtua nga Bufon që largoi rrezikun.
Në momentet më të mira të spanjollëve, italianët arritën të shënojnë golin e dytë dhe të nock-outit për spanjollët. Një kundërsulm i shpejtë i italianëve në minutën e 91-të u shfrytëzua mjaft mirë nga azzurrët të cilët shënuan me anë të Pelle.
Janë Italianët që tashmë kalojnë më tej dhe gjejnë Gjermaninë në çerekfinale.
***
Pjesa e parë, momentet më të mira
Ndeshja midis Spanjës dhe Italisë, e konsideruar si finale e parakohshme në evropianin “Francë 2016”, ka përmbushur pritshmëritë në minutat e para të sfidës.
Një ndeshje vërtetë spektakolare, me një Itali të uritur për hakmarrje, që ja ka arritur në pjesën e parë duke nënshtruar Spanjën e yjeve si në lojë ashtu edhe në rezultat.
33′: Italianët kaluan në avantazh në minutën e 33-të me anë të mbrojtësit Kielini.
***
Italianët janë treguar mjaft agresivë në minutat e para, duke rrezikuar të paktën 2 herë portën e De Geas.
9′: Në minutën e 9-të të takimit, pas një krosimi nga një goditje dënimi, portieri De Gea bëri mrekullinë duke pritur një goditje mjaft të vështirë me kokë nga Pelle.
11′: Dy minuta më vonë, italianët goditën shtyllën me anë të Xhakerinit.
Në minutën e 25-të Italia humbet një tjetër rast për të shënuar, dhe këtë herë është mesfushori Parolo. Pas një daljeje të rrezikshme të mbrojtësit Bonuçi, ky i fundit kombinoi me Xhakerinin i cili gjeti mjaft bukur Parolon, por topi përfundoi paksa jashtë portës së De Geas.
janë gjithmonë italianët që tregohen të rrezikshëm, ndërkohë Spanja nuk po arrin dot të krijojë raste.
Rastet e shumta dhe loja e mirë e italianëve u shpërblye në minutën e 33-të. Një goditje dënimi e fituar me mjaft mejshtërio nga Pelle u shfrytëzua mjaft mirë nga italianët. Goditja e dënimit u grushtua nga portieri De Gea, por mbrojtësi Kielini arriti ta godasë drejt portës.
Italianët krijojnë raste pa fund por de Gea përherë shpëtimtari. Në minutën e 45-të Xhakerini realizoi një super-gjuajtje që portieri spanjoll arriti ta devijojë mrekullisht.
****
Formacionet e ekipeve:
Formacioni i Spanjës: De Gea; Juanfran, Pique, Ramos, Alba; Busquets; Silva, Fabregas, Iniesta, Nolito; Morata.
Formacioni i Italisë: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Florenzi, Parolo, De Rossi, Giaccherini, De Sciglio; Eder, Pelle./.a.m.