Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Luan Rama ka dalë dje në një konferencë për shtyp për të denoncuar manipulimin e listës zgjedhore në Bashkinë Vorë.
Luan Rama deklaroi se, votues të cilët nuk janë banorë apo që nuk kanë lidhje me Vorën janë regjistruar si votues.
Pas këtij denoncimi nga ana e Ramës, televizioni News24 ka siguruar një video ku një polic në Vorë shprehet se ka marrë para nga noteri Shaban Gjika për qeranë e një godine që polici Jaho Leka dispononte.
Në videon e publikuar nga News24, polici Jaho Leka, tregon se noteri Shaban Gjoka i ka marrë me qera një godinë në të cilën ka regjistruar banorë fiktivë. Videoja e plotë nuk është transmetuar ende.